Vala e tretë e pandemisë godet Evropën, a do të jetë aq vdekjeprurëse sa e dyta?

Kontinenti Europian ka hyrë në valën e tretë të pandemisë, kjo referuar numrit të lartë të infeksioneve që raportohen nga vendet çdo ditë. Shumë vende evropiane janë në rrugën e shtrëngimit të kufizimeve, të cilat, pavarësisht fushatës së vaksinimit, po përballen me një trend në rritje të rasteve të reja.

Sipas mediave të huaja,  në Europë ekziston ankthi për faktin se si do të vijojë rrjedha e vaksinimit, pasi sipas “gjeografisë” së vaksinimeve, të paraqitur disa ditë më parë nga Reuters, vetëm 8.5% e Evropianëve janë vaksinuar. Qëllimi i mbulimit të 70% të popullsisë, deri në verë, i vendosur nga Komisioni, përmes Presidentes Ursula Von der Layen, duket se aktualisht është e vështirë për tu arritur.

Në të njëjtën kohë, ekziston një ankth i përhapur për mutacionet e koronavirusit që e bëjnë të vështirë përcaktimin e gjendjes. Në shumicën e vendeve evropiane, varianti britanik është më i përhapuri, ndërsa një sekret i përbashkët është indeksi i tij i lartë i transmetueshmërisë.

“Dritën jeshile” për gjendjen e japin disa ekspertë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët thonë se shumica e vaksinave janë rezistente ndaj mutacioneve dhe mbrojnë me marrjen e dozës së parë, madje 80% nga sëmundjet serioze, në rast të infektimit nga koronavirus.

Të rraskapitur nga masat e zgjatura, demonstrimet dhe përplasjet me policinë u regjistruan të shtunën në Gjermani, Kroaci dhe Zvicër. Bllokimet e reja u futën paralelisht në Francë dhe Poloni në mënyrë që të ndalonin valën e tretë.

Në këtë pikë, shtrohet pyetja nëse vala e tretë do të jetë aq vdekjeprurëse sa e dyta nëse do të godasë botën?

Sidoqoftë, fakti që Evropa tashmë është plagosur rëndë nga pandemia, pasi vajton mbi një milion viktima të koronavirusit, nuk mund të neglizhohet.

Rreth 20,000 protestues u mblodhën në qytetin gjerman të Kassel për një nga demonstratat më të mëdha të vitit për të protestuar ndaj masave.

Edhe në qytete të vogla në Zvicër, marshime u organizuan nga qindra qytetarë që donin të protestonin ndaj masave, ndërsa imazhet nga rrugët e shkreta në Paris krijuan një përshtypje sikur iu rikthen sërish karantinës.

Rritja e infeksioneve në Francë e ka detyruar Emanuel Macron të shpallë rivendosjen e masave për të vendosur një frenim në rrjedhën e pakontrolluar të virusit.

Në të njëjtën kohë, në Poloni të gjitha dyqanet do të mbyllen për tre javë. Kufizime të reja priten në Gjermani nga e hëna, me Angela Merkel që ndjek një politikë të masave shtrënguese.

 


Shtuar 21.03.2021 21:14