Vala e të nxehtit në Kinë thyen urën në mes, momenti i incidentit (VIDEO)

Vala e të nxehtit nuk po godet vetëm Evropën javët e fundit, por edhe Kinën , e cila po testohet nga temperatura jashtëzakonisht të larta.

Bashkë me popullsinë po testohet edhe infrastruktura e vendit, e cila ka arritur limitet e saj.

Një kamera sigurie ka kapur se si një urë në qytetin e Guangzhou , e cila u thye, për fat të mirë asnjë automjet nuk lëvizte në momentin e incidentit.

Guangzhou po përballet me valën më të keqe të të nxehtit që nga viti 1951 . Autoritetet e qytetit u kishin kërkuar banorëve që të mos përdorin pajisje që konsumojnë energji për të mos mbingarkuar rrjetin elektrik.

Situata është e keqe edhe në qytete të tjera kineze, si në Fuzhou ku për herë të parë në histori temperatura kaloi 41 gradë Celsius.

Më shumë se 900 milionë kinezë jetojnë në zona nën një lloj paralajmërimi të valëve të të nxehtit./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 21:01