Vala e të nxehtit afrikan po “troket”, parashikimi i motit për këtë javë

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Por në ndryshim me ditët që kemi kaluar deri më tani; në fund të javës që presim përpara parashikohet që vendi ynë të preket nga vala e të nxehtit afrikan dhe temperatura shumë të larta.

Në këtë mënyrë, moti për të gjitha ditët e kësaj jave parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kryesisht në relievet malore në lindje dhe jug.

Këto vranësira në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara por në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut por e lehtë dhe përgjatë bregdetit e zonat luginore deri mesatare.