Shqiptarët janë shprehur kundër vaksinimit të detyruar.
Rreth 53% e tyre nuk janë dakord që të vendoset me detyrim certifikata e vaksinimit në vendin tonë.
Ky ishte rezultati i pyetësorit të zhvilluar nga qeveria në kuadër të këshillimit kombëtar.
Nga ana tjetër, 41% e njerëzve kanë votuar që Shqipëria të përdorë certifikatat me detyrim.
Vaksinimi i detyruar kundër koronavirusit për momentin është vendosur në Shqipëri për kategori të caktuara, si arsimtarët, studentët dhe punonjësit e qendrave tregtareve apo bizneseve.