Vaksina Sinovac në masë në Shqipëri, habit Rama: Nuk e morën në Kinë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Firence edhe zgjedhjet e 25 prillit. I pranishëm në Samitin Evropian, Rama tha se mandati i tretë do të jetë për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt Europës.

Kryeministri Rama u ndal edhe në marrëdhënien me Kinën. I pyetur për këtë gjë pasi në vendin tonë mbërritën vaksinat kineze, Rama tha se gjithçka është normale.

Pyetje: Ju bletë shumë vaksina kineze si e shihni këtë marrëdhënie me Kinën dhe sa e rëndësishme është marrëdhënia juaj me Kinën?

Rama: Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina.

Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale. Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , ka staf deligacioni në Shqipëri që I ndjek të gjithja ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjekiv.

Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanëe, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm.  Ne mund t’I bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme.

 


Shtuar 6.05.2021 17:14