Një vajzë shqiptare, 20-vjeçarja nga Kosova, Aulona Morina rrëmbeu vëmendjen dhe admirimin e jurisë në spektaklin gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”.
Me zë të fuqishëm dhe energji të jashtëzakonshme skenike, Aulona mori “po”-në vendimtare nga të gjithë anëtarët e jurisë, përfshirë edhe reperen e famshme Loredana, e cila është pjesë e jurisë këtë sezon.
“Talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij. I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz ‘Deutschland sucht den Superstar’ dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, shkruan Ajeti në Instagram.
Ky është një tjetër sukses ndërkombëtar për të rinjtë kosovarë që po lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare të muzikës dhe artit.