Këngëtari Mozzik është shumë i dashur për publikun shqiptar.
Marrëdhënia e tij me të bijën, Hanën duket se është shumë e mirë dhe e ngushtë edhe pse nuk gjenden pranë fizikisht.
Mozzik herë pas here poston foto apo video të ëmbla të së bijës.
Së fundmi këgëtari na ka zbuluar se vajza e tij e ndihmon se si të vishet kur shkon në koncerte.
Tashmë dueht thënë se Hana është rritur.
Mozzik ka qenë duke folur me të bijën, ku i tregon edhe veshjet e tij teksa ajo i shikon.
Kujotojmë se Mozzik ka folur gjatë për marrëdhënien e tij së bashku me Hanën. Në një intervistë më herët, me lot në sy, Mozzik ka rrëfyer edhe mesazhin që ai i jep të bijës tani, që do ta dëgjojë kur ajo të rritet.
“Hanës do i thoja që babi të do shumë. E gjithçka kam bërë, e do të bëj do jetë gjithmonë vetëm për ty e të mirën tënde”, ka treguar më herët reperi i njohur Mozzik.