Vajza i komenton për cilësinë e rrugës, Braçe: Është më e mirë se buzët e tua të fryra!

Zv/kryeministri Erion Braçe ka postuar në Facebook disa foto të një rruge të shtruar. Një vajzë i ka komentuar në postim duke i thënë se rrugët nuk ishin cilësore, dhe Braçe nuk ka e ka lënë pa përgjigje.

Ai i ka shkruar në privat duke i thënë se rruga është më e mirë se buzët e saj të fryra para paqyrës.

“Shiko, më mirë sesa të fryesh buzët para pasqyrës së telefonit, është. Unë s’e kam për turp punën. Për turp do ta kisha të rriaj gjithë ditën duke pickuar surratin”, i është përgjigjur Braçe duke i bërë më pas bllok./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 15:47