Zyrtari i lartë ukrainas, Alexey Danilov, ka thënë se forcat e ushtrisë kanë neutralizuar një grup të posaçëm rus, që ishin në mision për të vrarë Presidentin Volodymir Zelensky.
Prej ditësh, po përflitet se grupe mercenare ruse, por edhe çeçene, janë në mision special për të vrarë disa zyrtarë të lartë në Ukrainë, mes tyre edhe Presidentin Zelensky.
Një nga këto grupe, e quajtur “Wanger”, ka bërë disa porosi për Putinin dhe me urdhër të tij, kanë realizuar me sukses disa asgjësime. Së fundmi ata ishin dërguar në Afrikë, për të torturuar dhe vrarë disa persona atje.