Ushtria ruse vret gazetarin Perëndimor

Një gazetar perëndimor është ekzekutuar nga forcat ruse në Ukrainë.

Lajmin e bëri të ditur policia ukrainase, e cila thotë se një gazetar i një medias perëndimore është vrarë nga forcat ruse.

Ata thonë se një person tjetër u plagos gjithashtu në incidentin në Irpin, një qytet pranë Kievit.

Raporti nuk është verifikuar ende nga Sky News.

Ndërkohë rikujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur sulme të njëpasnjëshme me raketa në të gjithë vendin dhe janë regjistruar një numër i madh viktimash./albeu.com/