Ushtria në terren! Prej 24 orësh, zjarri në Vithkuq ka djegur 5 hektarë me pisha e shkurre

Edhe sot zjarri në zonën e Vikthkuqit, në majën e Jankës në Korçë, vijon të jetë ende aktiv prej 24 orësh.

Mësohet se në vendngjarja kanë shkuar 20 forca ushtrie dhe një zjarrfikëse për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Por, terreni është shumë i vështirë dhe në disa vatra, ndërhyrja është e pamundur.

Deri më tani janë djegur pesë hektarë me pisha dhe shkurre. Edhe banorët e zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanorë që të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. /albeu.com/


Shtuar 5.07.2021 09:16