Ushtria izraelite bastisje në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, mbi 20 të vdekur

Gjatë natës, të paktën 16 persona kanë vdekur nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa 15 të tjerë raportohet se u plagosën.

Kështu bën më dije agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Një sulm tjetër izraelit vrau gjashtë persona në Jenin, Bregu Perëndimor.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor.

“Një bombardim izraelit i një grupi qytetarësh ka vrarë gjashtë persona”.

Të paktën 327 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i konfliktit, sipas një raporti të Autoritetit Palestinez.

Qyteti i Jeninit dhe kampi i tij i refugjatëv,e kanë qenë skena e bastisjeve të përsëritura.

Dhe një arabo-izraelit u vra nga të shtënat në Ramallah.

Rreziku i përshkallëzimit mbetet shumë i lartë në Liban.

Hezbollahu mori përgjegjësinë për lëshimin e rreth gjashtëdhjetë raketave në veri të Izraelit, si një “përgjigje fillestare” ndaj vrasjes së liderit Arouri.

Përgjigja izraelite ishte e menjëhershme.


Shtuar 7.01.2024 07:56