Në përditësimin e tij të fundit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se forcat ruse po vazhdojnë të nisin sulmet me raketa në lagjet e banuara në të gjithë vendin, duke u fokusuar në shënjestrimin e ndarjeve të depozitimit të karburantit në një përpjekje për të “komplikuar logjistikën” dhe “krijimin e kushteve për një krizë humanitare. “.
Ditët e fundit thuhet se janë goditur depot e karburantit në disa qytete si kryeqyteti Kiev, si dhe Lviv, Rivne, Zhytomyr dhe Lutsk.
Ushtria ukrainase pretendon gjithashtu se njësitë ruse po terrorizojnë popullsinë lokale në kryeqytetin Kiev, Zaphorizhzhia në juglindje, Kherson në jug dhe Kharkiv në lindje duke plaçkitur, rrëmbyer dhe mbajtur peng civilë.
BBC nuk mund të verifikojë menjëherë disa nga këto pretendime. Por siç ka raportuar në fillim të kësaj jave, disa civilë ukrainas po ndalohen në mënyrë arbitrare dhe po u nënshtrohen zhdukjeve të detyruara në zonat e kontrolluara nga Rusia./albeu.com