Mikrovala është një pajisje e mrekullueshme që na kursen shumë kohë. Ushqimi nxehet më shpejt në të, sesa në sobë ose në furrë dhe nuk keni nevojë ta kontrolloni fare. Thjesht zgjidhni sa minuta dhe temperaturën dhe prisni për vaktin tuaj të ardhshëm. Por jo të gjitha ushqimet duhen ringrohur. Ja ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni sepse janë të dëmshme për shëndetin.
1- Mishi, peshku dhe shpendët e pjekur më parë.
Mishrat e përpunuara përmbajnë konservantë dhe kur ekspozohen ndaj rrezatimit elektromagnetik, shndërrohen në përbërje kimike të rrezikshme siç është kolesteroli i oksiduar.
2- Disa perime, fruta dhe kërpudha
Në mikrovalë, brokoli humbet shumicën e vetive të tij të dobishme. Është më mirë ta avulloni. Zarzavatet (si gjethet e panxharit) kanë veti të caktuara dhe ato mund të marrin flakë kur ringrohen në mikrovalë. Rrezatimi elektromagnetik shkakton formimin e nitrosaminave të dëmshme në spinaq dhe panxhar. Këto substanca mund të jenë kancerogjene. Kapsaicina, e cila gjendet te specat djegës, fillon të avullojë kur specat gatuhen në mikrovalë. Sapo të hapet dera e mikrovalës, dhoma do të mbushet me një tym mbytës. Rrushi i freskët shndërrohet në copa plazme në mikrovalë, një eksperiment piktoresk, por i rrezikshëm, informon dritare.net
3- Pica, ushqimi kinez dhe orizi
Pica mund të jetë ushqimi që ngrohim më shpesh në mikrovalë. Kur e fusim në mikrovalë, cepat e freskët shndërrohen në diçka të butë, të lagët e ngjitëse dhe djathi merr forcën e betonit dhe strukturën e gomës. Ushqimi kinez e ruan shijen dhe bukurinë e tij, edhe kur është i ftohtë. Pjata të tilla mund të ngrohen përsëri nëse doni, por jo në mikrovalë. Problemi qëndron te vetë përbërësit. Mikrovala e kthen këtë ushqim të shijshëm, në të pashijshëm. Nëse orizin e keni lënë në temperaturë ambienti për një ditë ose disa orë, bëni mirë ta hidhni, jo ta ringrohni. Kokrrat e orizit përmbajnë bakterin Bacillus cereus, i cili mund të qëndrojë në ushqim pas përgatitjes së tij. Mikrovala nuk ka aq temperaturë të lartë sa ta vrasë këtë bakter dhe kjo mund të çojë në helmim. E njëjta gjë vlen për shumë ushqime që përmbajnë niseshte.
4- Supa e trashë
Supa me ujë mund të ringrohet në mikrovalë pa problem. Por supa e cila ka përbërës të tjerë dhe lëngu është i trashë, është një histori tjetër. Pas një kohe, pjata do të fillojë të shpërthejë si fishekzjarrët dhe pikat e saj do të lyejnë gjithë pajisjen. Kjo sepse lëngu në të nxehet në mënyrë të pabarabartë. Për të shmangur këtë efekt, përziejeni supën një herë në minutë. Ju gjithashtu mund të vendosni një lugë druri në tasin e supës.