Koronavirusi ka ndryshuar jetën tonë dhe çdo ditë, si individualisht ashtu edhe kolektivisht. Një element tjetër i rëndësishëm është se koronavirusi sulmon kryesisht sistemin e frymëmarrjes, pra mushkëritë tona.
Kështu, përmirësimi i shëndetit të mushkërive tona është shumë e nevojshme. Më poshtë ne do ju tregojmë disa ushqime që duhet të konsumoni për shëndet më të mirë të mushkrive.
Mollët
Mollët përmbajnë fitokemikale që mund të reduktojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ, që nga ana tjetër mund të ndihmojë në rritjen e funksionit të mushkërive.
Perimet me gjethe jeshile
Perimet me gjethe jeshile si spinaqi dhe lakra jeshile, të cilat janë të mbushura me lëndë ushqyese si fibra, minerale, antioksidantë dhe vitamina që mbështesin shëndetin e mushkërive.
Çaji jeshil
Çaji jeshil njihet si i pasur me polifenole dhe antioksidantë që dihet se ndihmojnë në shtypjen e rritjes së qelizave të kancerit të mushkërive, siç tregohet nga studime të ndryshme. Për më tepër, konsumimi i rregullt i çajit jeshil dihet gjithashtu se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD), e cila është ndër sëmundjet themelore më të rrezikshme të përkeqësuara nga koronavirusi.
Hudhra
Ka veti anti-inflamatore dhe antioksidante që ndihmojnë në mbrojtjen e mushkërive nga stresi oksidativ. Dihet gjithashtu se ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive.
Salmoni
Është një burim i mirë i acideve yndyrore anti-inflamatore omega-3 që mund të ndihmojnë në mbajtjen e mushkërive tuaja të shëndetshme./albeu.com