Ushqimet që ndihmojnë djegien e dhjamit në bark

Duhet pranuar se nuk ekziston asnjë super ushqim apo përbërës magjik që do të zhdukë menjëherë dhjamin në bark. Kjo arrihet vetëm duke konsumuar pak sheqer, duke eliminuar intolerancën ndaj ushqimit, fjetur mirë, kontrolluar nivelet e stresit dhe duke bërë ushtrimet e duhura.

Ndërkohë që ndiqni këto udhëzime, disa truke të thjeshta mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni oreksin, ulni inflamacionin, përshpejtoni metabolizmin etj.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që mund t’ju ndihmojnë të digjni sa më shpejtë dhjamin në bark.

Lëngu i limonit

Mund të keni dëgjuar se konsumimi i ujit me limon herët në mëngjes ndihmon me tretjen. Pak lëng limoni para ose gjatë një vakti ndihmon gjithashtu në uljen e sheqerit në gjak të marra nga ushqimet/ Një studim i kryer tek minjtë zbuloi se disa përbërës të quajtur polifenolë, që gjenden tek limoni, pengojnë shtimin në peshë dhe akumulimin e yndyrës në trup. Përfshijeni edhe ju ujin me limon në vaktet tuaja, ose shtrydhni pak limon tek sallata ose peshku.

Kanella

Kanella mund të ulë nivelet e glukozës në gjak duke qenë se ngadalëson boshatisjen e stomakut, duke shpejtuar kështu ndjesinë e ngopjes. Një studim i ri ka zbuluar se kanella mban nën kontroll nivelet e glukozës tek njerëzit me diabet të tipit 2, prandaj renditet si një nga ushqimet më të mira për luftimin e diabetit.  Nuk është e nevojshme që të konsumohet në sasi të lartë: Një lugë e gjysmë çaji në ditë mjafton. Vetëm sigurohuni që kanella të jetë e freskët, duke qenë se polifenolët dhe përbërësit e tjerë aktivë fillojnë të degradojnë me kalimin e kohës.

Speci i kuq djegës

Speci i kuq mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori dhe frenon urinë. Ai është gjithashtu një nga afrodiziakët (ushqim ose pije që nxit dëshirën seksuale) më të mirë. Studimet kanë treguar se pjesë e përfitimeve të tij është se, mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të djegë yndyrat.

Shafrani i Indisë

Inflamacioni është një faktor kyç në pothuajse çdo sëmundje, ndërkohë që ju shkakton edhe shtim në peshë. Shafrani i Indisë është një nga erëzat që ka veti anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se përbërësi i tij aktiv, kurkumina, mund të ulë obezitetin dhe ndihmon në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Farat e lirit

Farat e lirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore omega 3 alfa-linolenik, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë për uljen e inflamacionit dhe balancojnë hormonet. Ato sigurojnë gjithashtu fibër, që frenon urinë.