Sipas hulumtimeve të fundit, një dietë e përditshme e pasur me fruta dhe perime mund t’ju ndihmojë të lini duhanin.
Por cilat janë ushqimet që do t’ju ndihmojnë të heqni qafe nikotinën?
Spinaq
Hulumtimet tregojnë se duhanpirësit kanë tendencë të kenë nivele më të ulëta të acidit folik sesa jo duhanpirësit. Ky acid është thelbësor për ruajtjen e muskujve, nervave dhe trurit të shëndetshëm. Për fat të mirë, spinaqi është i pasur me këtë lëndë ushqyese! Thuhet gjithashtu se perimet jeshile “prishin” shijen e cigares. Pra është perime perfekte për ju që doni të lini duhanin.
Kivi
Pirja e duhanit zvogëlon thithjen e vitaminave A, C dhe E, prandaj është e rëndësishme të hani shumë fruta, të tilla si kivi, i cili përmban më shumë vitaminë C sesa edhe portokallet.
Uji
Uji lufton dëmet e brendshme të shkaktuara nga nikotina dhe madje mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave të tërheqjes. A e dini gjithashtu se nikotina mund t’ju dehidratojë? Prandaj pini 8 gota ujë në ditë për të hidratuar trupin tuaj dhe për të përshpejtuar metabolizmin tuaj.
Portokall
Portokalli është i pasur me vitaminë C, e cila rrit numrin e qelizave të bardha të gjakut. Kjo ndihmon trupin të luftojë toksinat që vijnë nga thithja e duhanit.
Karota
Ato janë të pasura me vitamina A, B dhe C, të cilat mund t’ju ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj./albeu.com