Sot, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim në Bruksel me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Presidentja e KE, përmes një postimi në Twitter, ka zbuluar dy temat e diskutimit me Ramën. E para ka të bëjë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe e dyta dhe situatën mes Kosovës dhe Shqipërisë, pas tensioneve në Veri.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se më vonë sot do të takohet dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.
Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiç më vonë sot.