Urbanët në Tiranë nuk kanë kondicioner, qytetarët marrin freskuese me vete për të përballuar vapën e tmerrshme
Vetëm pak javë më parë shoqatat e transporteve në Tiranë kërkuan sërish rritje të çmimit të biletës së urbanit, pasi sipas tyre çmimi aktual nuk mbulon shpenzimet e kompanive që operojnë në kryeqytet.
Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët duke folur në media të ndryshme të vendit, por edhe në rrjete sociale, ankohen shpesh për mungesë të kushteve, e para është mbipopullimi në urbane, pastaj vijnë vonesat në stacion, dhe tashmë gjatë periudhës së verës është edhe mungesa e ajrit.
Shumica e urbanëve në Tiranë nuk kanë kondicionerë, por edhe në ato autobusë që janë nuk ndizen, pasi siç edhe u bë publikë pak ditë më parë në një emision investigativ, shoferët dhe faturinot shprehen se e kanë urdhër nga lart.
Por pavarësisht të gjitha këtyre, qytetarët e kanë gjetur vetë zgjidhjen për t’i bërë ballë këtij të nxehti të papërballueshëm, aq më tepër kur temperaturat rriten edhe më shumë nëpër urbanët e Tiranës për shkak të mungesës së ajrit aty brend apor edhe kondicionerëve.
Në redaksinë e AlbEu.com kanë mbërritur foto të bëra nga brenda urbanëve që kryejnë transportin e qytetarëve brenda Tiranës, ku siç shihet zgjidhja e qytetarëve është marrja me vete e freskueseve me bateri.
E vetmja pyetje që vjen ndërmend kur sheh këto pamje të qytetarëve që ju duhet të marrin freskuese me bateri me vete për të përballuar vapën në urbane është: Nëse vendoset që çmimi i biletës të rritet, po qytetarët a do të kompensohen për shpenzimet që kryejnë për tu freskuar gjatë udhëtimit?
/T.Halili/AlbEu.com/