UPS! Tre muaj pasi u bënë prindër, Al Pacino ndahet nga partnerja, kujdestaria e fëmijës në Gjykatë

Kanë kaluar vetëm tre muaj pasi Noor Alfallah solli në jetë fëmijën e saj dhe aktorit Al Pacino, mirëpo gjërat s’kanë shkuar siç duhet mes çiftit.

Al Pacino dhe partnerja 54 vite më e re po divorcohen, ndërsa 29-vjeçarja ka bërë kërkesë për kujdestarinë e djalit, Roman Alfallah Pacino.

Ajo paraqiti dokumente ligjore në Los Angeles ku kërkonte kujdestarinë e plotë të foshnjes, duke shtuar se ajo dëshiron që aktori 83-vjeçar të ketë ‘vizitim të arsyeshëm’.

Alfallah i tha gjykatës se ishte e gatshme t’i jepte Al Pacino-s kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre të vogël, gjë që do t’i jepte atij të drejtën për çështjet që lidhen me arsimin, fenë, trajtimin mjekësor dhe më shumë.

Në dosjen e saj ligjore, Alfallah futi një dokument të titulluar ‘deklaratë vullnetare e prindërve’, të cilën ajo dhe Pacino e nënshkruan gjashtë ditë pasi lindi djali i tyre.

Gjithashtu, Alfallah po kërkon në dokumente gjyqësore që Pacino të paguajë tarifat e avokatit të saj ose çdo kosto tjetër të lidhur me çështjen.

Pacino dhe Alfallah ishin në një marrëdhënie që nga prilli i vitit 2022 dhe mirëpritën në jetë djalin e tyre më 6 qershor në Spitalin “Sinai Cedar” në Los Angeles.

Kujtojmë se gjatë shtatzënisë, aktori dyshoi për atësinë e fëmijës ndaj i kërkoi partneres të kryente një test ADN-je, që vërtetoi se fëmija ishte i tij.

Al Pacino është tashmë baba i tre fëmijëve me dy gra.


Shtuar 7.09.2023 15:52

Tags: