Uniformat e policisë në gjuhën shqipe në Maqedoni, çfarë thotë Nazim Bushi për njësitin e “Tigrave”

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, ka folur sot rreth dekretit të fundit, i cili parashikon që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Megjithatë, ky dekret, siç deklaroi kohë më parë ministri Oliver Spasovski, nuk do t’i përfshirë edhe njësitin “Tigrat”.

Kjo pasi sipas tij, ato veprojnë në nivel shtetëror, e ndërkaq Ligji për përdorimin e gjuhëve parashikon që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%.

Bushi tha se zbatimi i shqipes në uniformat policore do të jetë në përputhje me Dekretin që buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe me Marrëveshjen e Ohrit.

“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjen së Ohrit. Kështu që do të shohim”, tha Bushi./albeu.com/