UNHCR: Gjysmë milioni njerëz mund të largohen Afganistani, mbani kufijtë hapur

Më shumë se gjysmë milioni afganë mund të largohen nga vendi për t’i shpëtuar krizës, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët. UNHCR u bëri thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që t’i mbajnë kufijtë hapur për ata që po kërkojnë strehim dhe siguri,

Kelly Clements, zëvendës komisioneri i lartë i OKB -së për refugjatët tha në një konferencë për shpyp në Gjenevë:

“Sa i përket numrave, ne po përgatitemi për rreth 500 mijë refugjatë të rinj në rajon. Ky është skenari më i keq. Ndërsa deri më tani kemi parë një eksod të konsiderueshëm të afganëve, situata brenda vendit duket se është përshkallëzuar më shpejt nga ç’pritej nga çdokush.”

Ndërkohë, Italia ka bërë të ditur se ditën e sotme i jep fund misionit të saj të evakuimit në Afganistan. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Jashtëm i vendit Luigi Di Maio.


Shtuar 27.08.2021 15:01