“Unë nuk jam Luli!”, flet për herë të parë pas humbjes Kadilli: Nuk largohem

“Kjo garë na dha një garë por jo standarte. Ishin më keq se në mes palëve politike. Unë nuk jam Luli unë e pranoj këtë rezultat, kam marrë një sfidë të vështirë…”

Njëri prej kandidatëve për postin e PD-së, Fatbardh Kadilli në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka pranuar rezultatin e fitores së konkurrentit të tij, Lulzim Bashën.

Ai ka theksuar se nuk do të largohet nga PD-ja edhe pse nuk fitoi, por do t’i përkushtohet projektit të vetëm, atij të ringritjes së Partisë Demokratike.

 

Deklarata e Kadillit:

“Ne ndezëm shkëndijën e parë për këtë sfidë. Ata që votuam kanë dhënë mesazhe dhe kanë marrë përgjegjësitë. 41 mijë anëtarë iu përgjigjën thirrjes. Ishte një fitore publicitare, pa barazi mjetesh, burimesh njerëzore financiare dhe kohe të shkurtër. Patët një kryetar që nuk lëshoi zyrën. Nuk mbajtën diatancën etike, 100 mijë kandidatë që ishin i çoi në 70 mijë.

Kishte edhe fenomene të tjera të papranueshme. Kjo garë na dha një garë por jo standarte. Ishin më keq se në mes palëve politike. Unë nuk jam Luli unë e pranoj këtë rezultat, kam marrë një sfidë të vështirë. Manifesti politik është projekti i vetëm tërësor që demokratët kanë përpara, PD mund të ngrihet të bëhet e pastër edhe fituese, unë nuk iki nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re do vijoj me këmbëngulje të manifestoj këtë projekt ringritje vetëm kështu demokratët do të kenë në parti të vetëm e jo të kryetarit, vetëm kështu mund të kthehet ndryshimi. Nuk mund ta uroj Bashën sepse nuk ishte një garë e barabartë, po të ishte e barabartë do ta uroja”, tha Kadilli.

 

 


Shtuar 14.06.2021 10:58