Temperaturat e ulëta kanë sjellë dhe reshjet e dëborës në juglindje të vendit.
Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje bore në kuotën +1250 m.
Në rrugën e Dardhës nga kilometri i 8-13 trashësia e reshjeve të borës ka arritur në 10 centimetra.
U punua me borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen e rrugës dhe ëqarkullimi i mjeteve bëhet pa problem.
Në akset e tjera nacionale dhe turistike nuk ka problem në rrugë./Albeu.com/