Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 189 raste të reja me Covid-19 dhe 3 vdekje.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 247 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.749. Në total numri i rasteve aktive është 2.996.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës. Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com