Ulen avionët sportivë në aerodromin e Gjirokastrës, turisti italian: Mungon infrastruktura e karburanti

Në aerodromin e Gjirokastrës kane mbërritur avionët e parë sportiv për këtë vit, por turistët shprehen se mungon infrasktruktura.

Ne Gjirokastër kanë mbërritur avionët sportiv duke i dhënë edhe një tjetër impkat zhvillimit të turizmit në qytetin e gurtë. Massimiliano Chiani udhëtoi nga Italia drejt Gjirokastrës i cili ishte edhe vizitori i parë për këtë sezon që uli avionin e tij në Aerodromin e Gjirokastrës.

“Gjirokastra është shumë e bukur, një nga qytetet më të bukura që kam parë, edhe pista është fantastike, edhe në Itali s’kemi pista kaq cilësore. Nëse do të kishte shërbime do të rritej turizmi ajror. Ky aerodrom duhet të ketë shërbim doganor, jo fiks, por vetëm kur ka vetëm fluturime të planifikuara dhe sigurisht karburanti. Këto janë dy gjëra që do e rrisnin shumë fluksin në këtë aerodrom”.

I certifikuar pak kohë me parë për uljen e avionëve sportive apo turistike, aerodromi i Gjirokastrës sërish ka mungesa, si shërbimi doganor apo i karburantit, të cilat veç Masimilianos i pohon edhe anëtari i Forumit te aerodromoit, Llambi Margariti.

Ky sezon ka rikthyer sërish ne Gjirokastër edhe të apasionuarit të cilët kryejnë hedhje me parashuta, ku për kete vit janë rreth 50 të tillë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë kufijve.

Në aerodromin e Gjirokastrës ku sot ulen vetëm avionë të vegjël sportive apo helikopter pritet të nisë punë për ndërtimin e aeroportit të ri. Qeveria bëri të ditur dy muaj më parë se do të shpallë një garë brenda këtij viti për ndërtimin e një aeroportit, i cili do të jetë i dyti në Jug pas atij të Vlorës.


Shtuar 29.04.2024 17:23