Ukraina zbulon planin e Kremlinit: Do të furnizohen me 200 dronë ushtarakë nga Irani

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se do të përdorë 200 dronë iranianë për të sulmuar vendin edhe pas apeleve të vazhdueshme që Kievi i ka bërë Iranit që të mos mbështesë forcat ruse me furnizimie ushtarake.

“Në fillim të nëntorit, një grup prej mbi 200 dronësh luftarakë Shahed-136, Mohajer-6 dhe Arash-2 është planifikuar të dërgohet nga Irani në Federatën Ruse. Dihet se ato do të dorëzohen përmes Detit Kaspik dhe do të mbërrijnë në një gjendje të çmontuar. Në të ardhmen, në territorin e Federatës Ruse”, thueht në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.

Ministria thotë se dronët do të dërgohen të pamontuar dhe dorëzimi i tyre do të bëhet në Detin Kaspik në portin e Astrakhan.

“Që nga 13 shtatori, kur pushtuesit përdorën për herë të parë drone kamikaze iraniane kundër Ukrainës, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë rrëzuar më shumë se 300 të tillë”, thuhet më tej në deklaratë.


Shtuar 1.11.2022 17:55