Teksa lufta në Ukrainë vijon në muajin e tretë të saj, Ukraina ka rimarrë kontrollin e rreth 1200 kilometrave të kufirit rus.
Lajmin e bëri të ditur Shërbimi i Rojës Kufitare të Ukrainës, i cili tha se kontrolli është rifituar mbi kufirin e rajoneve të Kievit, Sumy dhe Chernihiv: dy të tretat e të cilit janë një kufi rus.
Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Departamentit për mbrojtjen e kufijve shtetërorë, Leonid Baran gjatë një konference për mediat, por sipas tij rreziku mbetet ende pasi masat klasike të mbrojtjes së kufirit nuk mjaftojnë. Aktualisht ai tha se po veprohet për inspektimin e detajuar të zonës dhe krijimin e pikave shtesë.