“Ukraina”, Putin bisedë telefonike me Macron dhe Scholz

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kremlini zyrtar, sipas të cilit, u diskutua rreth situatës në Ukrainë.

Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi gjithashtu diskutimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim. Më herët gjatë ditës së sotme ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij ukrainas në Antalia me synimin për të arritur negociata.

Sipas asaj që deklaroi Dmitry Kuleba pas takimit të tij me Lavrov, u diskutua një armëpushim 24-orësh, por nuk u arrit asnjë përparim.

“Duket se të tjerë po marrin vendime për këto çështje në Rusi,” tha ai./albeu.com/


Shtuar 10.03.2022 12:47