Ukraina po poshtëron Rusinë, momenti kur trupat ruse fshihen cepave (VIDEO)

Një ekspert ushtarak britanik tha për BBC se Ukraina po e poshtëron Rusinë në fushën e betejës.

“Ukraina ‘po fshin dyshemenë’ me rusët”, tha ai.

Profesor Michael Clarke shtoi gjithashtu se rusët po bëjnë gabime taktike të shumta në fushën e betejës.

“Trupat ruse duket sikur kanë ardhur krejtësisht të papërgatitur, sikur nuk e dinin se se çfarë do të thotë fushatë e madhe ushtarake”, tha ai.

Ai tha se rusët po humbasin shumë trupa dhe pajisje, ndërsa Ukraina ka një ushtri të standardeve të NATO-s, me sistem kontrolli dhe luftimi të ndërtuar me ndihmën e vendeve të NATO-s që prej vitit 2014.

Ndërkohë sipas Daily Mail, kjo video tregon poshtërimin që po i bën Ukraina forcave ruse. Pushtuesit rusë bien në një pritë të ushtarëve ukrainas dhe nxitojnë të struken ku të munden për të shpëtuar nga plumbat që bien si ‘shi’ mbi ta.

Moska ka pësuar shumë humbje në këtë luftë për shkak të taktikave të saj, që kanë befasuar ekspertët ushtarakë./albeu.com/