Ukraina nuk gjen qetësi, sulm masiv ajror nga Rusia, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Rusia ka nisur një sulm të ri masiv me dron gjatë natës në kryeqytetin e Ukrainës Kiev.

Për rrjedhojë një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët e Kievit, raporton BBC. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, bëri me dije se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar më shumë se 20 dronë që shkonin drejt Kievit përpara se “vala e re me drone” të godiste qytetin.

Shpërthime u regjistruan sërish mëngjesin e sotëm edhe në Zhytomyr. Sirenat ranë edhe në shumë rajone të vendit.
Rusia e cila filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022 , javët e fundit ka rritur sulmet e saj në Kiev, duke kërkuar të mposht mbrojtjen e kryeqytetit./albeu.com/


Shtuar 28.05.2023 07:30