Dhjetë variante suedeze të tankeve Leopard 2A5, të njohura si Stridsvagn 122, kanë arritur në Ukrainë.
Tanket drejtohen nga ekuipazhet ukrainase të trajnuar në Suedi, raporton skynews.
Komandanti i Operacioneve të Shtabit të Ushtrisë suedeze, Mats Ludvig, tha se “ne u kemi dhënë atyre gjithçka që mundemi për sa i përket njohurive. Ne u urojmë fat dhe suksese në çlirimin e vendit të tyre”.
Vendimi i Suedisë për të dërguar tanket u njoftua në muajin shkurt të këtij viti.
Disa aleatë të tjerë i kanë dhënë Ukrainës tanke Leopard 2, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Spanjën, Portugalinë, Kanadanë dhe Danimarkën.
Ndryshe, Suedia është një ndër shtetet kryesore nordike që po e ndihmon ushtarakisht Ukrainën, e cila po lufton me pushtuesit rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.