Ukraina: Më shumë se 8,000 raste të krimeve të luftës

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, ka njoftuar se deri më tani hetuesit kanë identifikuar më shumë se 8,000 raste të krimeve të luftës.

Prokurorja Venediktova bëri me dije se rastet e krimeve të luftës, janë në rritje.

“Në fakt janë 8, 600 raste vetëm për krime lufte”, ka njoftuar Prokurorja e Përgjithshme, shkruan The Guardian.

Krimet e luftës të dokumentuara në Ukrainë përfshijnë vrasjen e civilëve, bombardimin e infrastrukturës , tortura të civilëve , krime seksuale që janë raportuar në territorin e pushtuar nga forcat ruse./albeu.com


Shtuar 28.04.2022 19:37