Ukraina: Janë vrarë 53 civilë në Chernihiv që nga e mërkura

Rreth 53 civilë thuhet se janë vrarë nga forcat ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv që nga e mërkura, sipas guvernatorit të tij rajonal, Vyacheslav Chaus.

“Armiku vazhdon sulmet sistematike të artilerisë dhe ajrore në qendrën rajonale. Ata po shkatërrojnë infrastrukturën civile”, raportoi ai në Telegram.

“Ne po pësojmë humbje të mëdha. 53 trupa të qytetarëve tanë u dorëzuan në morgjet e qytetit vetëm gjatë ditës së kaluar”.

Chaus tha se autoritetet lokale po punonin për të rivendosur furnizimin me energji, ujë dhe gaz në pjesë të qytetit, pavarësisht granatimeve të vazhdueshme.

Guvernatori njoftoi gjithashtu një raund tjetër bisedimesh me trupat ruse për të organizuar një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga qyteti.


Shtuar 17.03.2022 14:55