Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se që nga nisja e luftës në Ukrainë, janë vrarë rreth 44,100 ushtarë rusë, duke përfshirë 200 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.
Mediat vendase, duke cituar Shtabin e Përgjithshëm, raportuan edhe numrin e pajisjeve ushtarake ruse të shkatërruara në luftë.
“Ushtria ukrainase ka shkatërruar gjithashtu 1,886 (+6) tanke, 4,162 (+10) automjete të blinduara, 993 (+4) sisteme artilerie, 263 (+0) sisteme raketore kundërajrore, 136 (+0) sisteme të mbrojtjes ajrore, 233 (+0) avionë luftarakë, 196 (+0) helikopterë, 190 (+0) raketa kalibr, 15 (+0) anije luftarake, 3054 (+5) kamionë dhe cisterna dhe 93 (+1) njësi pajisje të specializuara”, thuhet në njoftim./albeu.com/