Ujku sulmon bagëtinë në fshat, viçit i mbeten vetëm koka e këmbët (FOTO LAJM)

Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave ka bërë që kafshët e egra të shfaqen gjithnjë e më shumë në zonat e banuara.

Sipas asaj që raporton gazeta Express, një ujk ka zbritur pranë banesës së veteranit të UKÇ-së, Mehmet Hasani në Nikovaz të Gjakovës, dhe i ka ngrënë atij një viç.

Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.

Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.

“I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.

Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth.

Kujdes! Pamje të rënda!


Shtuar 18.09.2022 17:40