Ujërat e zeza ndotin bregun në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë reagim

Bregdeti i Durrësit po tërheq çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Por, pavarësisht promovimit që i bëhet në skenën ndërkombëtare si destinacion turistik, në disa pjesë të plazhit gjendja mbetet shqetësuese.

Në Shkëmbin e Kavajës, ku përditë mblidhen qindra pushues, pamja që haset është një det i ndotur nga derdhja e ujërave të zeza, çka e kthen zonën në rrezik për shëndetin dhe dëmton imazhin e bregdetit.

Të lidhura

None found

“Plazhi ka shumë papastërti. Ky kanal duhet të hiqet, ka vite që është kështu. Deti ka shumë ndotje, është shumë rrezik për shëndetin. Këtu nuk funksionon shteti. Pisllëk po, taksat e qytetarëve merren dhe i hanë agallarët atje”, është shprehur një pushues.

Edhe sipas të tjerëve, problemi i kanalit që shkarkon ujërat e zeza në det vazhdon prej vitesh dhe gjatë verës situata rëndohet edhe më shumë, pasi plazhi mbushet me mijëra persona çdo ditë.

“Problem është ky kanal. Janë edhe njerëzit e papërgjegjshëm që hedhin plehrat. Ky det të infekton, të bën me puçrra, sidomos fëmijët. Ka vite që këtu derdhen ujërat e zeza”, ka treguar për gjendjen e rëndë një pushues tjetër.

Banorët dhe pushuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e kanalit, ndalimin e derdhjes së ujërave të zeza në det dhe marrjen e masave konkrete që kjo zonë e frekuentuar e bregdetit të Durrësit të jetë e pastër dhe e sigurt gjatë sezonit turistik.


Shtuar 27.06.2026 18:21

casibommeritkingcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas