Gazetar i ABC, Taulant Kopliku ka dhënë detaje nga rrugëtimi i tij i vështirë në Kiev të Ukrainës, mes sulmit të ashpër të Rusisë.
Kompliku në fjalën e tij në ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me vështirësinë e rrugëtimit të tij bashkë me operatorin Arjan Kamberi në Ukrainë, ku qëllimi i vetëm ishte të zbarkonin në Kiev dhe jo vetëm të shkonin në Ukrainë.
Sipas tij të shkosh në një vend lufte është sfidë e madhe dhe duhet vendosmëria për të mos e kthyer kokën pas.
“Jemi të tensionuar nga ajo që kemi parë dhe kemi komunikuar me ato persona që janë atje që ndodhen mes rrezikut, shumë persona janë larguar nga vendi. Ukraina po përjeton dramën më të madhe të këtij shekulli. Unë kam qenë dhe dy herë të tjerë na Siri, një vend post Lufte, pas rënies së ISIS.
Përgatitja para se të shkosh në këto vende duhet që të jetë e madhe, pikësynimi jonë ishte që ne të shkonim në Kiev. Unë operatorit Ardjanit i kam thënë se dua që të shkoj direkt në Kiev pasi nuk e njohja më parë atë. Doja që ai të futej aty ku futesha unë. Ai kishte qenë vetëm pak ditë më parë me gazetaren Linda Karadaku por tashmë situata kishte ndryshuar”, ka thënë Kopliku.
Ndër të tjera gazetari i ABC shprehet se momenti më i vështirë që ato kanë pas në këtë rrugëtim është fakti që mundtë përballeshin me forcat ruse, të cilët janë shumë të ashpër ndaj gazetarëve perëndimorë.
“Pjesa më e vështirë ishte kontakti për gjetjen e një personi që të na ndihmonte. Ai do të na siguronte lëvizjen që nga momenti i parë e deri në fund të rrugëtimi tonë. Ai ishte guida jonë dhe në vendet në konflikt dhe pse nuk janë gazetarë ato janë fiks për atë punë.
Në rastin e Sirise për të hyrë në pikën e kurdistanit nëse nuk ke një person të tillë ngel aty. Në Ukrainë vetëm duheshin dokumente tona, dhe një akreditim nga ambasada ukrainase në Tiranë dhe ndonjë shkresë që na jepnin nëpër postoblloqe të cilët theksonin se ne ishim të autorizuar për këtë.
Forcat ruse janë të në gjithë territorin përreth Kievit dhe nëse ndeshesh me to ishte shumë agresive, si për të gjithë mediat e tjera perëndimore. Një grup i medias britanike Sky News janë sulmuar, po ashtu dhe gazetarët turq”, shprehet ai.