Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita, do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.
Christopher LaCivita: “Ne jemi këtu sot sepse duam që të zgjidhet një kryeministër i cili është një mik i vërtetë i Shteteve të të Bashkuara dhe që do të punojë në mënyrë të suksesshme me SHBA-të dhe presidentit Amerikan, Donald Trump.
Sali Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-ve.
Ne e dimë që Berisha mund të fitojë.
Berisha, ashtu si Donald Trump, është persekutuar nga qeveria.
Ne jemi këtu që të ndihmojmë. “We can make Albania great again”, u shpreh Christopher LaCivita.