UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë/ Protesta e shqiptarëve në Hagë, ish-ambasadori holandez në Kosovë: Është ofendim ta quash organizatë kriminale

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë.

Ai ka deklaruar se në kohën kur ishte në Kosovë, kanë pasur presion për t’u bërë thirrje liderëve kosovarë që ta themelonin gjykatën speciale.

Më tej, ai ka shtuar se nuk i pëlqente kjo ide pasi serbët nuk ishin të akuzuar të kësaj gjykate.

“Ta quash UÇK-në organizatë kriminale ky është ofendim edhe për NATO-n, sepse NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale. Më kujtohet mirë kur takova Thaçin dhe ai ishte pak i shqetësuar. Unë i thash se nëse do të jetë gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Por unë nuk kisha të drejtë, sepse gjyqi nuk ishte aq serioz sa unë kisha pritur. Sepse siç e mbani mend raportin e Dick Martyt për trafikim të organeve, ai doli të ishte i rreme. Sepse vet gjyqtari kishte arritur në përfundim se nuk kishte një gjë të tillë dhe ishte trillim i serbëve. Pra do të duhej të mbyllej gjykata sepse nuk kishte kuptim të vazhdonte më”, ka thënë ai.


Shtuar 14.09.2025 15:54