U zunë në mes të rrugës, shqiptari plagos në këmbë 22-vjeçarin në Greqi

Një 22-vjeçar i komunitetit rom është dërguar në spital pak pas orës 18:00 të pasdites së së dielës (24/7), pasi ishte qëlluar me pistoletë në këmbë nga një shqiptar në Greqi.

Sipas mediave vendase, 22-vjeçari dhe shqiptari kanë pasur një debat të fortë në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia, i cili është shndërruar në sherr pasi shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë të riun rom. Më pas autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

22-vjeçari është transportuar me autoambulancë në spital ku po trajtohet për plagën e marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë. Deri më tani nuk dihen shkaqet e sherrit./albeu.com


Shtuar 25.07.2022 11:31