U zu me grushta dhe urinoi mbi vëllain, pasagjeri i dehur merret zvarrë nga policia (VIDEO)

Një ngjarje tejet e pazakontë ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjarja ka ndodhur në një avion, teksa një pasagjer është tërhequr zbarrë nga policia, pas përleshjes me grushta me vëllain e tij.

Avioni në fjalë ishte duke udhëtuar nga Stansted në drejtim të Kretës.

Por pasagjeri i dehur nuk e la vetëm me grushta sherrin me vëllain e tij, por edhe urinoi mbi të, çka ka sjellë irritimin e pasagjerëve të tjerë, të cilët kanë lajmëruar forcat e sigurisë.

Alfie dhe Kenneth Springthorpe u gjobitën me 50,000 £ nga linja ajrore pas incidentit në aeroportin Stansted të Londrës për në Kretë, muajin e kaluar (3 MAJ).