Një plantacion droge u zbulua në veri të Romës në Itali, që pasoi me arrestimin e dy shqiptarëve.
Gjatë patrullimit të zakonshëm të territorit, policia ndaloi për kontroll një makinë ku ndodheshin dy persona, nga pjesa e brendshme e së cilës u nuhat aroma e kanabisit.
Menjëherë ka nisur kontrolli në shtëpinë e tyre, një vilë në Sacrofano, brenda së cilës ishte ngritur një laborator për kultivimin e kanabisit, i pajisur me sisteme të sofistikuara ajrimi, vaditjeje dhe ndriçimi, instrumente të ndryshme të dobishme për riprodhimin artificial të kushteve ideale mjedisore për rritjen e bimëve, si dhe plehrat dhe produktet kimike.
Në total u gjetën 450 bimë marijuanë dhe 250 kubikë të gatshme për mbjellje. Dy shqiptarët e arrestuar do të duhet të përgjigjen për veprën e kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.