U vranë nga Dritan Dajti, 4 rrugë në Tiranë marrin emrat e policëve dëshmorë

Rrugëve të Tiranës do tu shtohen 4 emërtime të reja. Bëhet fjalë për 4 efektivët që u vranë në krye të detyrës, në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin, pranë plazhit “Iliria” në Durrës.

Kështu që në nderim të efektivëve të vrarë, Bashkia e Tiranës do tu vendos 4 rrugëve emrat Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erjon Veliaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Dritan Dajti, autor i vrasjes së katërfishtë ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 15 vite. Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo. Një “xhiro” në ish-Bllok e Dritan Dajtit, u ka kushtuar “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit.

 

 


Shtuar 24.12.2021 21:27