U vra nga shpërthimi i një bombe në makinë, Putin nderon vajzën e mikut të tij

Rusia i ka dhënë një urdhër guximi pas vdekjes Darya Duginas, vajzës së filozofit ultra-nacionalist me ndikim Alexander Dugin, sipas një dekreti të nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin.

Duginas iu dha nderimi “për guximin dhe vetëmohimin e treguar në kryerjen e detyrës së saj profesionale”, thuhet në dekret.

Në dekret thuhet se ajo u shpërblye për punën e saj si korrespondente për Tsargrad Media, raporton CNN.

Rusia ka fajësuar shërbimin ukrainas të sigurisë për shpërthimin e makinës me bombë që vrau Duginan. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në shpërthim./albeu.com