Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë do t’i jepet lamtumira e fundit ditën sotme.
Familja Magashi ka hapur dyert e mortit për vajzën e tyre 35-vjeçare e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Një situatë e tensionuar është krijuar në Kosovë ku përpos reagimeve të shumta, pozitë, opozitë dhe aktivistë, familjarë të viktimës kanë dëshmuar përpara kamerave duke rrëfyer detaje të rënda për Hamide Magashin.
Të lidhura
None found
35-vjeçarja ishte dje në maternitetin e Prishtinës për t’i dhënë jetë fëmijës që kishte në bark, të parin me Sokol Halilin, kur rreth orës 18:00 është qëlluar me tri plumba me armë tip pistoletë silenciator nga 31-vjeçari me 1 plumb në kokë dhe dy në gjoks pa mëshirë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme së bashku me fëmijën e saj./albeu.com
