U vra nga bashkatdhetari në Itali, familja e viktimës hap dyert e mortit në Lezhë

Familja e 33-vjeçarit Alfons Kola që u vra me thikë në Itali ka hapur dyert e mortit në në fshatin Kallmet të Lezhës, në shtëpinë ku viktima jetonte para se të meigronte në Itali.

33-vjeçari u vra me thikë jahthë një lokali në Breshia nga Petrit Gega 52 vjeç.

Vrasja e 33-vjeçarit i ka tronditur të gjithë banorët ne fshatin Kallmet, pasi viktima dhe autori i dyshuar ishin fqinj me njëri tjetrin.
Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.

Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.

Jashtë kameras fqinjet thonë se dy familjet kishin patur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin.

Petrit Gega i cili u arrestua për vrasjen e 33 vjeçarit ka kyçur gojën para oficerëve të policisë, të cilët e morën në pyetje

52-vjeçari u ndalua nga karabinierët një orë pasi goditi dy herë me thikë Alfonsin jashtë kafenesë së duhanit “Leonessa” në Calcinato./albeu.com/


Shtuar 2.06.2023 11:00