Për rreth 4 orë ekspertët e kriminalistikës së Elbasanit të ndihmuar edhe nga një grup që u erdhi në ndihmë nga drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit këqyrën makinën e viktimës, i cili u ekzekutua në sy të gruas me pistoletë me silenciator.
Makina tip “Opel” e Everest Çakës është larguar me karrotrec nga vendi i ngjarjes në lagjen “Skënderbej” në Elbasan pas para mesnatës.
Autorët, që dyshohet se ishin dy qëlluan mbi 10 herë duke e lënë 41-vjeçarin të vdekur në vend, ndërsa gruaja e tij mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët e dogjën makinën në Golem dhe u zhdukën pa gjurmë.
Pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja.