Muaji mars nisi i zi në vend, me vrasjen e tre grave që në ditën e parë të pranverës, një prej të cilave Etleva Kurti në Kamzë.
31-vjeçarja ishte në oborrin e banesës kur një person ka dalë nga një makinë dhe ka qëlluar me armë zjarri, e më pas është larguar me ndihmën e shoferit që e priste.
Autori qëlloi tri herë ndaj viktimës, e cila fillimisht u transportua drejt spitalit të Traumës, por nuk mundi të mbijetojë.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta bën, viktima është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë, ngjarje e ndodhur në 2018. Ky i fundit vrau një grua dhe bashkëshortin e saj.
Etleva Kurti jetonte me nënën e saj dhe të dyja nuk kishin konflikte me njeri. /albeu.com