Trupa policore shqiptaro-amerikane i ka dhuruar 15 mijë dollarë familjes së nën-komisarit të vrarë në krye të detyrës në Lezhë, Saimir Hoxhës.
Hoxha u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa po zhvillonte një operacion antikanabis në Lezhë, paraditen e 28 shtatorit.
Ai la pas gruan dhe dy djem të vegjël.
Disa orë më vonë, Aldi Rama, teksa ndodhej i rrethuar nga RENEA, qëlloi dhe veten e ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Saimir Hoxha u shpall “Dëshmor i Atdheut”./albeu.com